Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka falënderuar votuesit që për të tretën herë ia kanë dhënë besimin për të qenë pjesë e Kuvendit.
Ai përmes një statusi në Facebook ka përmendur situatën nëpër të cilën po kalon partia e tij, porse ka thënë se është i bindur se shumë shpejtë do të kthehet si parti kryesore në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E ndjej përgjegjësi të lartë politike, morale dhe kombëtare që t’ju shërbej me përkushtim, vendosmëri dhe devotshmëri të madhe. Edhe pse partia jonë Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po kalon ditët më të mira të saj, jam i bindur që shumë shpejtë do të kthehet aty ku e ka vendin, si partia kryesore në vend. LDK ka qenë, është dhe do të mbetet boshti kryesor i shtetësisë së Kosovës”, ka shkruar ai.