Arbëri

Rama vizitë në Francë

Foto: AP

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama niset sot në Paris të Francës, ku pritet të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Presidencës franceze, e cila ka njoftuar se takimi dypalësh do të mbahet në orën 13:20 pasuar nga një drekë e përbashkët në Elysee.

Nuk dihet ende se çfarë çështjesh janë në tryezë për diskutim në këtë vizitë të Ramës, me ftesë nga Presidenti Macron, shkruan A2.

Takimi i fundit mes liderëve të vendeve ishte ai i 15 Majit të vitit 2018.