Arbëri

IKD-ja kërkon të mbahet përgjegjës edhe ish-kryeprokurori Dërguti për rastin e Agonis Tetajt

 

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ndaj zhvillimeve në çështjen penale e të akuzuarit Shaban Gogaj për vrasjen e Agonis Tetajt, ku në seancën që ishte mbajtur më 16 mars 2021, prokurori Agron Uka kishte bërë rikualifikimin e veprës penale në vrasje nga pakujdesia.

IKD-ja ka kërkuar që Kryeprokurori i Shtetit të ndërmarrë masa adekuate ndaj ish-kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërgutit.