Arbëri

Shërbyesit civilë në sistemin gjyqësor e prokurorial kërkojnë të përfshihen në pagat shtesë

 

Sindikata e Punëtorëve të Judikaturës ka shprehur indinjatën e saj për siç thotë, neglizhimin e vazhdueshëm që Qeveria e Kosovës po i bën punonjësve të administratës gjyqësore, duke mos i futuar ata në kategoritë përkatëse të pakos së rimëkëmbjes COVID-19.

Sipas njoftimit, Gjykatat e Kosovës sikur edhe Prokuroritë, nga qershori kanë punuar me kapacitet të plotë, duke iu ekspozuar çdo ditë rrezikut të infektimit me koronavirus.