Arbëri

Një vit pa drejtor, Qeveria Hoti heq dorë për zgjedhjen e drejtorit të ri të doganës

 

(Kosovapress) - Shtyhet sërish përzgjedhja e drejtorit të ri të Doganës së Kosovës, dhe kështu ky institucion i rëndësishëm për mbushjen e arkës së shtetit, vazhdon të udhëhiqet tash e një vit me ushtrues detyre, fillimisht nga Ibrahim Xhaka dhe aktualisht nga Bajram Rexha.

Emërimi i drejtorit të ri të Doganës ka mbetur në diskrecionin e Qeverisë së re, përkatësisht të ministrit të ri të Financave.