Arbëri

Komisionarët e dyshuar për manipulim me vota në “listën e zezë” të KQZ-së

 

Prishtinë, 14 mars (Kosova Press) - Dy persona të cilët ishin të angazhuar si komisionarë në zgjedhjet e fundit, nën dyshimin për mashtrim me vota dhe marrje ryshfeti, po vuajnë masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Pavarësisht se a do të shpallen fajtorë apo jo, të njëjtit nuk do të mund të angazhohen në cilësi të komisionarëve apo stafit tjetër të KQZ-së, në procese të tjera zgjedhore.