Një 16-vjecar nga Vitia ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 duke u bërë kështu viktima më e re në Kosovë nga ky virus, që nga fillimi i pandemisë.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar Drejtori i Spitalit Regjional të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, i cili tha se i riu ka ardhur në gjendje të rëndë në spital.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se 16-vjeçari vuante nga retardimi psikomotorik.
“Është rasti i cili ka qenë paraprakisht i prekur me protandim psikomotorik dhe ka qenë në gjendje të rëndë që nga fillimi i mjekimit. Edhe përkundër angazhimit dhe të gjitha intervenimeve nuk ka arritur të mbijetojë”, është shprehur ai.
Hajralluahu ka thënë se i ndjeri kishte shkuar në Spital i prekur me COVID-19 pasi edhe familja e tij ishin të infektuar.
Sipas tij, 16-vjeçari ka qëndruar në Spitalin e Gjilanit për 10 ditë.