Arbëri

AAK-ja kërkon që të bëhet rinumërimi i plotë i votave, të tjerët s'pajtohen

AAK
 

Pas akuzave e dyshimeve për manipulime me vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar rinumërim të plotë të votave nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Zyrtari i AAK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ibrahim Selmanaj, ka thënë se ka pasur parregullsi në procesin e numërimit dhe ka shtuar se hetuesie duhet të merret me secilin komisioner që kuptohet se ka bërë dallavere.