Arbëri

PS-ja e PD-ja dorëzojnë listat me kandidatët për deputetë

PS-ja e PD-ja dorëzojnë listat me kandidatët për deputetë
 

Dy partitë më të mëdha në Shqipëri kanë dorëzuar pak pas mesnate listat e kandidatëve të tyre për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Sikur te Partia Socialiste edhe te Partia Demokratike, janë bërë ndryshime të mëdha në krahasim me emrat e katër vjetëve më parë.

Demokratët i janë përmbajtur rreshtimit që ka për bazë fuqinë elektorale të secilit kandidat, ndërsa socialistët kanë zgjedhur të kundërtën duke vënë në fund të listave emrat e drejtuesve politikë.