Arbëri

Afro 10 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Me rritjen e rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, numri i rasteve aktive me COVID-19 ka shkuar në gati dhjetë mijë.

Sipas raportit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të hënën, janë saktësisht 9782 raste aktive apo 13.2 për qind e mbi 73 mijë rasteve sa janë regjistruar deri tash në total.

Nga COVID-19, në Kosovë kanë vdekur 1655 persona apo 2.2 për qind e të infektuarve.

Sipas IKSHPK-së, në nivel vendi janë kryer 332 mijë testime, prej të cilave 73 mijë e 635 kanë rezultuar pozitive.

Ditëve të fundit janë regjistruar shifra të larta të rasteve të reja, me javën e fundit që ka kaluar thuajse secila ditë me mbi 500 raste të reja.