Arbëri

Dekorohen tetë gra me urdhrin “Shotë Galica”

Dekorohen tetë gra me urdhrin “Shotë Galica”
 

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka dekoruar me urdhrin “Shotë Galica”, tetë gra, të cilat me aktivitetin e tyre kanë dhënë kontribut në avokimin dhe avancimin e barazisë gjinore si dhe në kauzën e përpjekjet për drejtësi.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, secila nga këto gra e organizata, shquhen për guximin në kërkim të të drejtës së tyre, mbrojtjes së integritetit dhe të të vërtetës. Ajo ka thënë se vetëm duke pasur gra të guximshme e barazi gjinore, shoqëritë si kjo e jona mund të avancohen.