Arbëri

Osmani takon Grondahlin, bisedon për mundësinë e sigurimit të vaksinave anti-Covid

Descriptive Text

U.d. e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Jens Erik Grondahl.

Në takim është biseduar për rëndësinë e konstituimit të institucioneve të Kosovës dhe nevojës për t’u fokusuar në një program zhvillimor që garanton një jetë më të mirë për qytetarët në vend.

Osmani dhe Bjornstad po ashtu kanë diskutuar edhe për mundësinë e sigurimit të vaksinave anti-COVID, në veçanti për personelin mjekësor dhe kategoritë e ndryshme.