Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Melizaj Haradinaj-Stublla, ka duartrokitur vendimin e PZAP-së për t’i rinumëruar të gjitha fletëvotimet me kusht në të gjitha Komunat e Kosovës dhe ato nga diaspora, për kandidatët e AAK-së.
Kandidatja tjetër për deputete, Florentina Gjergjaj, kishte akuzuar publikisht bashkëpartiaken Meliza Haradinaj-Stublla se ia kishte vjedhur votat, derisa kjo e fundit kishte paralajmëruar se do ta padiste Gjergjajn.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duartrokas vendimin e PZAP-së, për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat, dhe nga diaspora, për kandidatet e AAK-së. Le të zbardhet njëherë e mirë vullneti qytetar”, ka shkruar në Facebook ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Haradinaj-Stublla.
PZAP-ja sot aprovoi ankesën e Florentina Gjergjajt të AAK-së, që të rinumërohen fletëvotimet me kusht në të gjitha Komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, sa i përket kandidatëve të AAK-së.