Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Melizaj Haradinaj-Stublla, ka duartrokitur vendimin e PZAP-së për t’i rinumëruar të gjitha fletëvotimet me kusht në të gjitha Komunat e Kosovës dhe ato nga diaspora, për kandidatët e AAK-së.
Kandidatja tjetër për deputete, Florentina Gjergjaj, kishte akuzuar publikisht bashkëpartiaken Meliza Haradinaj-Stublla se ia kishte vjedhur votat, derisa kjo e fundit kishte paralajmëruar se do ta padiste Gjergjajn.
“Duartrokas vendimin e PZAP-së, për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat, dhe nga diaspora, për kandidatet e AAK-së. Le të zbardhet njëherë e mirë vullneti qytetar”, ka shkruar në Facebook ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Haradinaj-Stublla.
PZAP-ja sot aprovoi ankesën e Florentina Gjergjajt të AAK-së, që të rinumërohen fletëvotimet me kusht në të gjitha Komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, sa i përket kandidatëve të AAK-së.
-
PZAP-ja çon në rinumërim 134 vendvotime
-
Akuza për manipulim votash brenda AAK-së
-
Ish-kryediplomatja e Kosovës Haradinaj-Stublla mbetet jashtë Kuvendit pas rinumërimit të votave
-
Edhe AKR-ja kërkon rinumërimin e plotë të votave
-
AAK-ja kërkon që të bëhet rinumërimi i plotë i votave, të tjerët s'pajtohen