Arbëri

Njëri nga të lënduarit e shpërthimit në Ferizaj sot kthehet nga Austria

Shperthim - Ferizaj

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot do të kthehet nga Austria njëri ndër të lënduarit e shpërthimit në Ferizaj.

Enver Xhokli kishte pësuar lëndime trupore nga shpërthimi i një bombole gazi më 5 janar të këtij viti dhe më pas ishte dërguar në Austri për trajtim.

Ai do kthehet rreth orës 14:15 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ku do pritet nga ministri në detyrë, Armend Zemaj dhe ambasadori i Austrisë së Kosovë, Christoph Weidinger.