Krasniqi takohet me përfaqësuesit e Sindikatës së Lotarisë, u premton zgjidhje

Krasniqi takohet me përfaqësuesit e Sindikatës së Lotarisë, u premton zgjidhje
Shpresa Gosalci, përfaqësuese e Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës, është takuar me ministrin e Financave, Agim Krasniqi, pas protestës që po mbahej përpara ndërtesës së Qeverisë nga punëtorët e Lotarisë për mosekzekutimin e pagave tash e një vit.
Gosalci tregoi se ministri Krasniqi u premtoi se do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë për të arritur një zgjidhje për punëtorët e Lotarisë.
“U takuam me ministrin e Financave dhe si rezultat i takimit, ministri na premtoi do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për të arritur një zgjidhje. Se cili do të jetë vendimi na mbetet të shohim. Afati kohor do të jetë deri në fund të kësaj jave. Tani do të mbajmë një takim të radhës me punëtorët, për t’i parë edhe kërkesat e tyre”, tha Gosalci.
Ajo shtoi se protesta për ditën e sotme u mbyll, ndërsa për veprimet e tjera, Sindikata do të njoftojë me kohë.
“Për sot protesta mbyllet. Ta shohim cili do të jetë vendimi i radhës. Për të tjerat do të njoftoheni në kohë”, u shpreh Gosalci.
Punëtorët e Lotarisë protestojnë para Qeverisë, kërkojnë pagat që s’i morën qe një vit
Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës po mban protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton EO.
Ata kanë kërkuar kompensimin e pagave, që sipas tyre nuk i kanë marrë qe një vit.
Shpresa Gosalci, përfaqësuese e sindikatës, tha se punëtorët gjenden në gjendje të keqe ekonomike.
Ajo tha se nuk do të zmbrapsen në kërkesën e tyre dhe se do të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve te Lotarisë së Kosovës.
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar edhe më herët pas vendimit që ishte marrë që në Kosovë të ndalohen lojërat e fatit.
Madje organizatorët kanë thënë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.
Aty u tha se punëtorët momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme, duke marrë për bazë edhe përballjen me pandeminë, që e ka rënduar edhe më tepër rënduar gjendjen e tyre.
Në dhjetor, Qeveria Hoti kishte vendosur për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës, me arsyetimin se 62 punëtorë kishin mbetur pa punë pasi në prill të vitit 2019 Kuvendi kishte miratuar Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit. Por në Kuvend projektligji s'kishte marrë përkrahjen e deputetëve dhe me shpërndarjen e tij, ai ka ngelur pa miratuar. Në korrik të atij viti punëtorët kishin protestuar me kërkesë për miratimin e Ligjit për Lotarinë.

Haskuka i pavendosur nëse do ta kërkojë mandatin e dytë në krye të Prizrenit

Suspendohet mjeku që s’u ofroi shërbime pacientëve

Shala transferohet në Hagë

Gërvalla ftohet në takim nga Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian

Surroi e sheh më të mundshëm anëtarësimin në NATO se në OKB

22-vjet nga masakra e Sllovisë, ende kërkohet drejtësi

Furnizimi me teste PCR – shpallet fituese kompania që ndryshoi ofertën gjatë tenderimit

Kërkohet platformë dhe strategji para rinisjes së negociatave

Mot i vranët e me shi në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Punëtori dogji autobusin për “ta frikësuar” pronarin e kompanisë që t’ia japë rrogën

4 të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
