Arbëri

Gratë që udhëheqin biznese të vogla përfitojnë nga Programi i Rimëkëmbjes

Gratë që udhëheqin biznese të vogla përfitojnë nga Programi i Rimëkëmbjes
FOTO: Driton Paqarada/KOHA
 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka nënshkruar sot marrëveshjen me përfitueset e bizneseve të vogla të grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021, raporton Ekonomia Online. 

Hoti këtë e bëri në shënimin e 8 marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, aktivitet ky që është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.