Arbëri

Rreth 1700 qytetarë serbë nga Kosova kanë aplikuar këtë javë për t’u vaksinuar në Serbi

 

E ashtuquajtura Zyra për Kosovë në kuadër të Qeverisë së Serbisë ka thënë se po ka interesim të madh për të marrë vaksinën anti-COVID nga qytetarët nga komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas kësaj Zyre gjatë kësaj jave janë paraqitur për t’u vaksinuar 1700 qytetarë serbë, që është tri herë më tepër se një javë më parë.

“Për ta vaksinimi është organizuar të martën dhe të mërkurën në tri pikat – në Rashkë, Kurshumliu dhe Bujanovc, ndërsa 1400 qytetarë të mërkurën dhe të enjten do të pranojnë dozën e dytë të vaksinës. Zyra për Kosovë e Metohi organizon transport falas nga territori i Kosovës dhe Metohisë para ata që janë të interesuar të marrin vaksinën”, thuhet nga kjo zyrë.