Arbëri

Haxhiu: VV-ja e ka prioritet vettingun, nuk do t’i marrim parasysh opsionet e qeverisjes Hoti

Haxhiu: VV-ja e ka prioritet vettingun, nuk do t’i marrim parasysh opsionet e qeverisjes Hoti
 

(Kosovapress) Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta ketë prioritet vettingun në sistemin e drejtësisë dhe këtë premton se do të nis ta realizojë posa ta marrë mandatin qeverisës. Mirëpo, kjo parti politike nuk do të merr parasysh katër opsionet për vetting që janë hartuar nga grupi punues gjatë qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Pas disa muajsh pune, grupi punues kishte propozuar katër opsione për vetting, ku opsioni i parë është vazhdimi i status quo-së apo gjendjes ekzistuese, opsioni i dytë adreson problemet përmes ndryshimeve ligjore që kanë të bëjnë me llogaridhënien. Opsioni i tretë parasheh mundësinë e adresimit të të metave në llogaridhënie përmes masave të kombinuara, përkatësisht, vettingut në njërën anë dhe përmirësimit të performancës dhe disiplinimit përmes ndryshimeve ligjore në anën tjetër, ndërkaq opsioni i katërt sheh si zgjidhje zhvillimin e vetting-ut për gjyqtarë dhe prokurorë.