Arbëri

Ahmeti: Nuk ka klane brenda LDK-së

Ahmeti: Nuk ka klane brenda LDK-së
 

(Kosovapress) Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti ka deklaruar se çështja e klaneve në LDK është prodhim mediatik dhe prodhim i njerëzve që nuk ia duan të mirën kësaj partie.

Ahmeti duke komentuar zgjedhjet e brendshme në LDK, ka thënë se nuk sheh klane, por sheh dhe inkurajon konkurrencën e lirë në mënyrë që delegatët ta kenë mundësinë e përzgjedhjes së kryetarit.