Arbëri

Dialogu me marrëveshje të neglizhuara

Dialogu me marrëveshje të neglizhuara
 

Tre vjet më parë, përfaqësuesit e kompanisë Stone Castle nga Rahoveci i Kosovës - e cila merret me përpunimin e rrushit dhe prodhimin e pijeve alkoolike - ishin nisur drejt kryeqytetit të Serbisë, Beogradit, për të marrë pjesë në një panair.

Gjatë rrugës ata ishin njoftuar nga organizuesit se emri i Kosovës nuk guxon të figurojë askund dhe as në produktet e ekspozuara në panair. Kompania Stone Castle kishte parapaguar pjesëmarrjen.