Arbëri

Mbi 72 mijë persona janë prekur me COVID-19 në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 72.500 raste nga 325.707 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, që nga fillimi i pandemisë.

Sipas IKSHPK-së, që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19, numri i të vdekurve ka arritur në 1640 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 3.177 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 592 raste.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 291 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.685 raste, kurse numri i rast IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Duke pasur parasysh rritjen e numrit të të prekurve ditëve të fundit me koronavirus, IKSHPK-ja ka bërë sërish thirrje që të respektohen masat anti-COVID.