Arbëri

Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur gjashtë persona nga koronavirusi në Kosovë ndërsa kanë rezultuar pozitivë 592 persona.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Istog 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (46 vjeç), Rahovec 1 rast (75 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3177 testime derisa janë shëruar 291 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive me koronavirus është 72.500, i të shëruarve është 61.685 ndërsa i të vdekurve gjithsej 1640.

IKSHPK-ja përmes njoftimit u ka bërë thirrje qytetarëve që t'i respektojnë masat anti-COVID.

“Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë. Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.