Reshjet e shiut dhe të borës janë kthyer në vendin. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vendi do ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë do të kushtëzojë mot të vranët dhe me kushte reshje shiu dhe bore, derisa në viset e larta parashihet të bie vetëm borë.
“Temperaturat do të shënojnë ulje për 8-10 gradë celsius, sidomos ato maksimalet derisa minimalet do të shënojnë rritje të lehta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo