Arbëri

Në 24 orët e fundit, shtatë të vdekur dhe 564 raste të reja me COVID-19

Descriptive Text

Shtatë persona kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Në raportin e së premtes është njoftuar për 564 raste të reja pozitive nga testimi i 3192 mostrave.

Deri tash në nivel vendi, që nga fillimi i pandemisë në muajin mars të vitit të shkuar, janë regjistruar 71 mijë e 908 raste pozitive. 1634 prej tyre nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 380 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.394 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.880.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 228 raste, Prizren 37 raste, Gjakovë 36 raste, Mitrovicë 33 raste, Vushtrri 30 raste, Gjilan 29 raste, Kamenicë 23 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Lipjan 14 raste, Pejë 13 raste, Rahovec 11 raste, Viti 11 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 10 raste, Ferizaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Klinë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Istog 4 raste, Shtime 4 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 3 raste dhe me nga një rast komunat Novobërdë dhe Shtërpcë.