Arbëri

15 ankesa në PZAP për rezultatin e zgjedhjeve

 

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror Zgjedhor, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, deri tash janë parashtruar 15 ankesa nga kandidatë të ndryshëm të subjekteve politike të cilat kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për rezultatin zgjedhor.

Nga ky institucion kanë bërë të ditur se këto ankesa janë pranuar deri në orën 17:00, me kandidatë që pretendojnë për parregullsi gjatë numërimit dhe mospërputhje të rezultateve nga formularët për kandidatë.