Arbëri

Rriten të hyrat në Doganën e Kosovës për periudhën janar - shkurt

Pavarësisht pandemisë Dogana e Kosovës ka arritur që t’i rrit të hyrat për rreth 10% më shumë krahasuar me periudhën e muajit janar-shkurt të vitit 2020, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka thënë Udhëheqës i Drejtorisë së Zbatimit të Ligjit, Bashkim Arifi, në një konferencë për medie. Ai ka shrehur optimizmin se mund të arrihet projeksioni i paraparë orej afro 1.2 miliardë euro të hyra nga Dogana për këtë vit. 

“Edhe përkundër kushteve pandemike, gjatë periudhës raportuese për këta dy muaj të parë të vitit të hyrat e inkasuara nga Dogana e Kosovës në total kanë arritur shumën afër 167 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë është afër 10 për qind më shumë. Rreth 14.6 milionë euro më shumë se në vitin e kaluar. Befasi e këndshme për buxhetin e Kosovës. Ky trend i të hyrave nëse vazhdon besojmë fuqimisht se projeksioni i të hyrave i paraparë afër 1.2 miliardë euro do të arrihet nga Dogana e Kosovës. Ky rezultat është arritur falë performancës shumë të mirë të të gjithë stafit të doganës, operativës, veçmas angazhimit në luftimin e evazionit fiskal, kontrabandës dhe informalitetit”, ka thënë Arifi.

Udhëheqësi i Departamentit Kërkimor, Driton Azemi, tha se Dogana e Kosovës kanë kryer rreth 1070 ndalesa rrugore, duke shtuar se janë duke u hetuar 11 zyrtarë të doganës për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Nga njësitet anti kontabandë janë kryer 1078 ndalesa rrugore, kontrolle të automjeteve transportuese, 518 kontrolle në vendkalimet kufitare. Kemi marrë pjesë në 29 plane operative me agjenci të tjera të zbatimit të ligjit në Kosovë dhe si rezultat janë zbuluar 40 kundërvajtje doganore dhe është konfiskuar mall i kontrabanduar në vlerë prej 107 mijë eurosh. Dogana gjatë kësaj kohe po ashtu i ka kryer 25 kontrolle të befasishme pa paralajmërim dhe me këtë rast janë lëshuar vendime për inkasim në vlerë prej 256 mijë eurosh. Në fushën e të drejtës së pronësisë intelektuale, gjatë këtij viti Dogana ka iniciuar 41 raste për verifikim, 68.375 të artikujve të dyshuar si të falsifikuar dhe si rrjedhojë është konfiskuar mall i falsifikuar në vlerë prej 151 mijë eurosh. Brenda këtyre dy muajve DK me sektorët përgjegjës ka identifikuar dhe regjistruar 11 raste të reja penale me dyshimin për kontrabandim të mallrave dhe shmangje nga detyrimet doganore. Ka dërguar 17 kallëzime pranë prokurorive përgjegjëse, ku janë siguruar prova të mjaftueshme se kemi të bëjmë me shmangje në vlerë prej më shumë se 1.2 milionë eurove. Bazuar në provat e gjetura dhe rastet e trajtuara së bashku me organet kompetente të drejtësisë gjatë këtyre dy muajve janë arrestuar edhe 5 persona të dyshuar të cilët kanë kontrabanduar dhe kanë kryer shmangje nga detyrimet doganore”, ka njoftuar deklaruar Azemi. 

Ai ka treguar se gjatë dy muajve të parë të këtij viti Dogana e Kosovës ka zbuluar mall në vlerë prej më shumë se 675 mijë euro dhe janë shqiptuar rreth 200 mijë euro gjoba.

“Gjatë këtyre dy muajve Dogana e Kosovës në anën administrative ka trajtuar 224 kundërvajtje të zbuluara në sektorin e Doganës më mall në vlerë prej më shumë se 675 mijë euro dhe janë shqiptuar gjoba rreth 200 mijë euro. Të gjitha këto raste që i ka zbuluar dhe hetuar dogana ndërlidhen me kontrabandim të barnave dhe rrezikim të shëndetit të qytetarëve, kontrabandim të telefonëve celular, kontrabandim të mallrave të ndryshme përmes vijës së gjelbër kufitare dhe poashtu rishtazi kemi pasur një rast ku është ndaluar dhe zbuluar një tentim kontrabandimi i narkotikëve nga Shqipëria për në Kosovë. Dogana e Kosovës për momentin nën udhëheqjen e prokurorisë është duke i kryer hetimet për 11 zyrtarë doganorë për dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare”, ka njoftuar Azemi.

{gallery}