U.d. e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot në vazhdën e takimeve në Zvicër, me nënkryetaren e parë të Këshillit Nacional të Zvicrës, Irene Kalin.
“Me një vizion të qartë për politikën kombëtare e ndërkombëtare, znj. Kalin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën dhe dëshirën për të parë progres të vazhdueshëm në vendi ntonë. Shëndetësia, barazia gjinore, transparenca e llogaridhënia, si dhe gjithpërfshirja në politikbërje, ishin disa nga temat e trajtuara gjatë takimit”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo