Arbëri

Avokati i Popullit: Momenti i fundit që të vendoset drejtësia për viktimat e luftës në Kosovë

Avokati i Popullit: Momenti i fundit që të vendoset drejtësia për viktimat e luftës në Kosovë
 

(EkonomiaOnline) - Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka vizituar ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, derisa tha se duhet bërë një hulumtim se ku ka dështuar shteti në zbardhjen e këtyre krimeve.

“Ne duhet të dalim me një hulumtim se ku ka dështuar shteti në ballafaqimin me të vërtetën dhe ofrimin e drejtësisë për këto viktima”, tha Qelaj.