Tetë persona kanë humbur betejën me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend. Me tetë vdekjet e regjistruara sot, numri total i rasteve të vdekjes si pasojë e COVID-19 ka arritur në 1616.
Rastet e vdekjes janë nga Prishtina (81, 77, 65, 78 vjeç), Klina (64 vjeç), Peja 1 rast (37 vjeç), Prizreni (77 vjeç), Suhareka (87 vjeç).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, nga testimi i 2886 mostrave, 488 prej tyre kanë rezultuar pozitive, ku vetëm Prishtina ka 285 raste.
Numri total i rasteve pozitive është 70 mijë e 185. Në 24 orët e fundit janë shëruar 270 pacientë, duke bërë që numri i rasteve aktive të jetë 8236.
Vetëm në dy ditët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 17 vdekje nga COVID-19.