Arbëri

SRF: Serbia po e përdor pandeminë për të demonstruar forcën karshi Kosovës

SRF: Serbia po e përdor pandeminë për të demonstruar forcën karshi Kosovës
Foto: SRF
 

Fillimisht dhuroi Serbia vaksina anti-COVID në Spitale në Kosovë. Mirëpo, atje vetëm në pjesën që është e banuar me serbë. Kosova protestoi, pasi vaksinën nuk e kishte aprovuar ende. Serbia tash po ofron transport me autobusë për qytetarët për t’u vaksinuar kundër COVID-19 në pika në Serbi. Mirëpo, vetëm për njerëzit me pasaportë apo letërnjoftim serb, shkruan televizioni zviceran “SRF”.

“Po të kishte vaksina këtu në Kosovë, atëherë do të vaksinoheshim këtu. Jam pak e dëshpëruar pse nuk ka vaksina për të gjithë këtu. Si për ne serbët ashtu edhe për të tjerët, për shqiptarët”, ka thënë Dobrila Kostiq, e cila udhëtoi në Serbi për t’u vaksinuar.