Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Milan Radojçiq, ka kaluar poligrafin sa i përket vrasjes së Oliver Ivanoviqit, mirëpo jo edhe për tema të tjera.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për tërheqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radojçiqit. Ai dyshohej se ka kryer veprën penale “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai pranoi, ndryshe nga disa tjerë, për t’iu nënshtruar testit të poligrafit, dhe e kaloi atë në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Ai ra në disa tema të tjera, kështu që e dini se nuk ka mundur ta mashtrojë poligrafin”, ka thënë Vuçiq raporton Tanjug.
Vuçiq ka shtuar se autoritetet serbe e dinin se Radoiçiq nuk ka marrë pjesë në vrasjen e Ivanoviqit. Vuçiq ka qenë kritik ndaj autoriteteve të Kosovës se e kanë fajësuar edhe atë se e ka porositur vrasjen e Ivanoviqit.
“Detyra jonë është që të vazhdojmë një hetim serioz, megjithëse është e pamundur të zhvillohet në kushte të tilla, kur nuk ke autoritet aktual në atë pjesë të territorit, por në çdo rast nuk duhet të heqim dorë”, ka thënë Vuçiq.