Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Berisha: Do të kërkojmë anulimin e votave të orkestruara nga Lista Serbe

Prishtinë, 1 mars (Ekonomia Online) - Ish-deputeti i komunitetit egjiptian më Kuvendin e Kosovës, Veton Berisha, ka thënë se do të ankohen në të gjithë mekanizmat e drejtësisë për orkestrim të votave nga ana e Listës Serbe në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka thënë se këtë gjë do ta bëjnë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në të vetmen rrugë ligjore që e kemi, është ushtrimi i të drejtës tonë për ankesë, po i presim rezultatet preliminare, pastaj KQZ-ja na jep të drejtën e ankesës sepse është fazë që kështu e përcakton ligji dhe ne do të ushtrojmë ankesën tonë. Do t’u drejtohemi institucioneve përkatëse në këtë rast PZAP-së, Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Kushtetuese. Janë tre mekanizma që ne i pretendojmë, shpresojmë shumë, besojmë fuqishëm se qysh në nivelin e parë në PZAP ne do të marrim konfirmimin zyrtar i cili është në favor të së drejtës dhe të asaj që vërtete konstatohet se ka pasur orkestrim të votave”, është shprehur ai.

Berisha, i cili është udhëheqës i partisë Liberale Egjiptiane(PLE), ka pohuar se do të kërkojnë anulim të votave pasi që në zgjedhjet e fundit është parë votë për Listën Serbe në zonat që nuk ekziston asnjë pjesëtar i komunitetit serb.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas komuniteteve joserbe, ka pasur manipulim të votave nga Lista Serbe.

Një shqetësim të tillë e kanë ngritur edhe organizatat joqeveritare që merren me monitorimin e procesit zgjedhor, të cilat edhe kanë kërkuar hetim nga Prokuroria.

Ndryshe, nesër është paralajmëruar një protestë nga Shoqëria Civile lidhur me përfaqësimin e komuniteteve në Kuvend.