1 perditesime
14:36

Shala thirrje politikanëve: Mos u takoni me Lajçakun, po i mban anë Serbisë

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behgjet Shala, në një intervistë për Ekonomia Online tha se përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav Lajçak, është kundër pavarësisë së Kosovës.

Madje sipas tij, ai vazhdimisht ai ka mbajtur anën Serbisë me qëndrimet e tij. Për këtë ai kërkon që politikanët në vend mos ta takojnë atë gjatë vizitës në Kosovë.

Lajçak sot do të jetë në Kosovë në një vizitë tri ditore.

“Në ndërkohë nuk është hera e parë që Lajçak del kundër pavarësisë së Kosovës ndonëse thotë se i deleguar për bisedime e përfaqëson politikën e BE-së e jo qëndrimin personal apo të shtetit nga ai vjen që nuk e ka njohur Kosovën, ashtu edhe Borrelli thjesht se ka pasur shumë reagime të cilat e kanë kundërshtuar, por gjithmonë ia ka mbajtur anën Serbisë, por serbëve në Kosovë”.

Lajçak do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri më 5 mars./EO

09:40

KMDLNj kërkon të organizohet protestë kundër Lajçakut, e quan mashtrues politik

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka kërkuar që përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të pritet me protesta në Kosovë pasi që nuk ka kërkuar falje “për lojën me harta ku Kosova është pjesë integrale e Serbisë”.

Lajçak sot do të jetë në Kosovë ku do bëjë një vizitë treditore. KMDLNj shkruan se Lajçaku po bënë përpjekje ta deformojë ndërtimin e paqes në çdo vend ku ka pasur shkelje masive të të drejtave të njeriut.

“Albin Kurti por edhe ata të tjerët që eventualisht pranojnë të takohen me një militant të shquar kundër pavarësisë së Kosovës, pa u distancuar nga veprimi i tij dhe lojës së ndyrë me harta , pa kërkimfalje publike, në fakt rrezikojnë të bëhen edhe vet pjesë të skenarit ‘Lajçak’. Faturat tjera, nga ky përfitues dhe mashtrues politik që po i shtynë para planet e Serbisë, nën ombrellën e BE –së, nëse kalohet aq lehtë, sigurisht se do të vijnë shumë shpejt”, thuhet në reagimin e Këshillit.