Arbëri

Mospërmendja e Marrëveshjes së Washingtonit nga Bideni, po konsiderohet distancim prej saj

Mospërmendja e Marrëveshjes së Washingtonit nga Bideni, po konsiderohet distancim prej saj
 

Prishtinë, 28 shkurt (KosovaPress) - Mospërmendja e Marrëveshjes së Wshingtonit nga administrata e re e ShBA-së, ka krijuar mëdyshje rreth mbështetjes së presidentit Joe Biden ndaj zotimeve të 4 shtatorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në dy letër shkëmbimet zyrtare të presidentit amerikan, drejtuar ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk përmendet fare Marrëveshja e Washingtonit e arritur nën administratën Trump. Kjo sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare nuk është rastësi, por tregon distancimin e administratës së re nga marrëveshja, teksa thonë se mund të shtyhen përpara vetëm pjesë të saj.