Sot pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura nga jashtë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se pas këtyre dy proceseve pritet numërimi i votave nga diaspora e atyre me kusht, për të vazhduar më pastaj me shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoElezi ka bërë të ditur se deri të premten kanë përfunduar me rinumërimin e rreth 70 për qind të vendvotimeve, të cilat i janë nënshtruar këtij procesi, transmeton Koha.
Kanë mbetur 118 vendvotime që të rinumërohen nga gjithsej 552 vendvotime.