Organizatat GLPS e GAIA, kanë kërkuar anulim të lejeve ujore e mjedisore për hidrocentralin në Brezovicë me anë të një padie që kanë dorëzuar sot në Pallatin e Drejtësisë.
Këto organizata kanë thënë se këto leje janë lëshuar nga Ministria e Ambientit pa transparencë dhe pa vullnetin e qytetarëve të kësaj ane.
Sipas këtyre organizatave, hidrocentralet në atë pjesë kanë dëmtuar mjedisin dhe u kanë shkaktuar dëme të shumta banorëve të komunës së Shtërpcës.