“Subvencioni 2021”: Nëntë zyrtarë në paraburgim, dy në arrest shtëpiak

- 17:05“Subvencioni 2021”: Nëntë zyrtarë në paraburgim, dy në arrest shtëpiak
- 15:48Hetuesia: Zyrtarët e arrestuar planifikonin që më 2021 të merrnin ryshfet 25 mijë euro për aplikues
- 15:46Hetuesia: Negociatat për ryshfet, nga 2,000 euro kërkesa e zyrtarëve kishte rënë në 1,000 euro
- 14:04Hetuesia: Të arrestuarit dilnin në terren për të gjetur klientë që paguajnë ryshfet, paratë dërgoheshin në zyrë
- 12:43Përfundon seanca ndaj të arrestuarve për rastin “Subvencioni 2021”
- 10:14Nis seanca për 11 të arrestuarit në rastin “Subvencioni 2021”
“Subvencioni 2021”: Nëntë zyrtarë në paraburgim, dy në arrest shtëpiak
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj nëntë zyrtarëve të shtetit nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me subvencionet në bujqësi.
Ndaj dy të tjerëve është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Paraburgimi është caktuar ndaj të pandehurve S.SH., L.S., S.S., H.M., B.N. K.Z., A.U., D.A., P.K..
Ndaj SH.K. dhe K.B-S. është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Siç ka njoftuar Gjykata, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekziston rreziku që po të gjendeshin në liri, të pandehurit të iknin apo të asgjësonin provat e veprës penale.
Këta të pandehur dyshohen se kishin pranuar dhe kishin marrë ryshfet nga fermerë për t’i futur në listat e përfituesve të subvencioneve, duke keqpërdorur detyrën zyrtare.
Hetuesia: Zyrtarët e arrestuar planifikonin që më 2021 të merrnin ryshfet 25 mijë euro për aplikues
Një nga të arrestuarit e paktë që nuk është zyrtar është Sali Statovci. Ai është vëllai i Luan Statovcit, drejtorit të pagesave në AZHB, i cili është po ashtu i arrestuar.
Fillimisht ai, sipas hetuesisë nuk kishte qenë i dyshuar, por është inkriminuar në fazën e hetimit kur zyrtarët ishin nën vëzhgim.
“I pandehuri Salih Statovci dyshohet se i ka ndihmuar vëllait të tij Luanit në fshehjen e provave, konkretisht të parave të cilat i ka përfituar përmes marrjes se ryshfetit, pasi që Luani vazhdimisht gjatë aplikimit të masave të fshehta të hetimit dëgjohet duke thënë së ka në posedim shumën e parave në vlerë prej rreth 600 mijë euro”, thuhet aty.
Një rast, sipas një dëshmitari, hetuesia thotë së për të përfituar subvencionin në vlerë 90 mijë eurosh kërkoheshin 30 mijë euro ryshfet.
Vëzhgimet e videoincizimet sipas hetuesisë dëshmojnë së këta zyrtarë planifikonin që edhe në vitin 2021 të merrnin edhe në raste të tjera ryshfet.
“Berat Nika dhe Hasan Maxharraj, të cilët bisedojnë, duke deklaruar se në disa raste së kanë marrë nga persona të cilët kanë aplikuar për subvencione, duke i përmendur të njëjtit me emra dhe duke përmendur shuma të ndryshme të parave për të cilat thonë së i kanë marrë nga ta dhe po ashtu duke bërë plane që në vitin 2021 të marrin ryshfet shuma të parave prej 25 mijë euro për aplikues”, thuhet në këtë dokument.
Mbi këtë argumentim, prokurori i rastit Rafet Halimi ka kërkuar që 11 të arrestuarve t’u caktohet masa e paraburgimit.
Për këtë kërkesë, Gjykata Themelore në Prishtinë do të vendosë sot gjatë ditës.
Hetuesia: Negociatat për ryshfet, nga 2,000 euro kërkesa e zyrtarëve kishte rënë në 1,000 euro
Zyrtarët brenda Ministrisë së Bujqësisë në disa raste sipas hetuesisë u paguanin ryshfet zyrtarëve të tjerë për favorizimin e ndonjë fermeri për përfitimin e subvencioneve.
Sipas dokumenteve të siguruara nga KOHA, një situatë e tillë shpjegohet tek përshkrimi i aktivitetit kriminal të pretenduar për zyrtaren e arrestuar Kastriote Bajrami Sejdiu. Ajo sipas hetuesisë ka paguar ryshfet që një fermer të hyjë në listën e përfituesve dhe njëkohësisht ta largonin nga lista e zezë.
E njëjta dëgjohet duke biseduar me drejtorin Luan Statovci dhe Sadat Shkodra, konkretisht zhvillohet një bisedë e gjatë ku negociohet rreth shumës së parave që duhet t’ua jap aplikuesi të dyshuarve, thuhet aty.
Në to përshkruhen negociatat për shumën e ryshfetit.
“Fillimisht Sadati në prezencë të drejtorit Luan Statovci i kërkon Kastriotes shumën prej 2000 euro dhe pas negociatave të zhvilluara dakordohen që puna të kryhet për shumën 1000 euro”, thuhet në këtë dokument.
Inspektori Pajtim Krasniqi sipas hetuesisë kishte paguar para që vëllai i tij të fitonte subvencione.
Videoja sipas arsyetimit të Prokurorisë dëshmon së zyrtari Berat Nika në dy raste shihet duke i sjellë shumën e parave në vlerë 5000 dhe 2000 euro Luan Statovcit të cilët i ndajnë për gjysmë.
Vlera më e madhe e subvencionit që përmendet në dokumentet e pjesshme të hetuesisë është ajo prej 100 mijë euro.
“I pandehuri Driton Alaj dyshohet se ju ka ofruar ryshfet zyrtarëve të tjerë në AZHB në mënyrë që të njëjti të veprojnë në kundërshtim me detyrat e tyre zyrtare, konkretisht që ta fusin në listën e përfituesve për subvencione në mënyrë të kundërligjshme gjë e cila ka ndodhur dhe i njëjti ka përfituar shumën e parave prej rreth 100 mijë euro...”, shpjegohet aty.
Hetuesia: Të arrestuarit dilnin në terren për të gjetur klientë që paguajnë ryshfet, paratë dërgoheshin në zyrë
Në 10 faqe është përmbledhur kërkesa e prokurorit për caktimin e paraburgimit për 11 të arrestuarit në aferën e njohur tashmë si “Subvencioni 2021”.
Në dokumentin e siguruar nga KOHA përshkruhen veprimet inkriminuese për secilin të arrestuar.
“Nga audio dhe video incizimet vërtetohet se të pandehurit në lokacione të ndryshme varësisht nga interesi dhe marrëveshja japin ryshfet, marrin ryshfet dhe pastaj i ndajnë mes veti sipas marrëveshjes”, thuhet në dokumentin e siguruar.
Hetuesia ka incizuar momentit e marrjes së parave.
“Të pandehurit parat në kartëmonedha të ndryshme kur i ndajnë në mes veti i llogarisnin aty për fitimin e tyre, në raste të ndryshme sjellën në zarfe nga terreni nga persona zyrtarë të cilët operojnë në terren, dhe në raste të ndryshme të p[pandehurit madje edhe e tradhtojnë njëri tjetrin sa i përket shumave të fituara sepse ata nuk i ndajnë në mënyrë proporcionale sipas marrëveshjes duke mos i treguar njëri tjetrit vlerën e saktë të ryshfetit të marrë”, thuhet aty.
Dosja precizon së ryshfetdhënësit menjëherë pasi përfitonin subvencionet, në ditën e njëjtë shkonin në banka dhe i tërhiqnin parat që duhej paguar për ryshfet.
“Përfituesit e subvencionit fillimisht detyrohen të shkojnë në bankat përkatëse të e i pranojnë parat të cilat i përfitojnë nga subvencionet, pastaj menjëherë brenda ditës të i sjellin ryshfetin”.
Ka raste që sipas hetuesisë përfituesit e subvencioneve lenin kaparin.
11 të arrestuarit sipas dokumenteve kontaktonin vet përfituesit e subvencioneve.
“Duke i kontaktuar aplikuesit për subvencione në mënyrë direkte apo përmes personave të tjerë dhe i njoftojnë ata së të njëjtët kanë vështirëso që të përfitojnë subvencionin për të cilin kanë aplikuar, pastaj paraprakisht e njoftojnë se mund të iu ofrojnë ndihmë në marrjen e subvencionit dhe për këtë duhet dhënë ryshfet në vlera të ndryshme.”, thuhet ndër të tjera në provat e hetuesisë.
Në video incizimet e realizuara përmes masave të fshehta hetuesia pretendon që zyrtarët e arrestuar gjatë bisedave me ndërmjetësuesit e ryshfetit pajtoheshin për vlerën që aplikuesi mund të merr gjatë përfitimit dhe për vlerën e ryshfetit që sipas dosjes duhej të jepej në rastin e pranimit të subvencionit.
Në këto dokumente përshkruhet veprimet kriminale të pretenduara për secilin të akuzuar.
Përfundon seanca ndaj të arrestuarve për rastin “Subvencioni 2021”
Ka përfunduar seanca ndaj 11 personave të arrestuar për rastin “Subvenconi 2021”. Gjyqtari pritet t’ua dërgojë palëve vendimin, ku do caktohet ose jo masa e paraburgimit.
Këtë e ka bërë të ditur avokati i njërit prej të arrestuarve, Behar Ejupi, derisa ka kundërshtuar caktimin e një mase të tillë.
Ai para mediave ka thënë se prokuroria lidhur me rastin po pretendon për dy vepra penale, derisa të arrestuar janë dy vëllezër.
Tutje, Arianit Koci nuk ka treguar se avokat i kujt është në këtë rast, derisa ka thënë se mbrojtjes nuk i janë dhënë provat dhe të njëjtat kanë rrjedhur në media.
Ai ka shtuar se Prokuroria ka shkelur parimin e “barazisë së armëve”.
Nis seanca për 11 të arrestuarit në rastin “Subvencioni 2021”
Në orën 10:00 ka nisur seanca gjyqësore për caktimin e paraburgimit për 11 personat e arrestuar në rastin “Subvencioni 2021”.
Seanca po mbahet në Prishtinë, pa praninë e mediave.
Të dyshuarit dhe avokatët e tyre në këtë seancë kanë mundësi të kundërshtojnë pretendimet e prokurorisë për masë të arrestit.
Shumica e të arrestuarve siç ka raportuar KOHA ishin mbrojtur në heshtje ditën e arrestimit.
Aksioni për arrestimin e zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, u zhvillua të mërkurën, në disa qytete.
U ndaluan 12 persona, por u mbajtën vetëm 11. Gjatë aksionit, ndër të tjera u konfiskuan edhe rreth 400 mijë euro, në shtëpitë e të ndaluarve.
Prokuroria ka iniciuar rastin me dyshimin për keqpërdorime të granteve bujqësore. Për këtë, të enjten janë ndaluar edhe 9 fermerë që dyshohet se kishin dhënë ryshfet për marrje të subvencioneve, por ata u liruan, meqë pranuan të bashkëpunojnë me drejtësinë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Mot i vranët të dielën, priten reshje bore

Vrasja e Liridona Ademajt, aksion simbolik para gjykatës
Të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt arrijnë në Gjykatë

KFOR: Pas sulmit në Banjskë, kemi katërfishuar praninë në veri

Krimet e pandëshkuara të luftës

Abazoviq feston fitoren e Partizanit të Beogradit me këngë serbe

98 për qind e fëmijëve që s’dëgjojnë, s’dinë shkrim-lexim pas shkollës së mesme

Osmanaj: Draftstatuti cenon Kushtetutën në disa pika

Serbia rekruton në ushtri edhe të rinj nga veriu i Kosovës

Familjarët i bëjnë thirrje Prokurorisë t’ia lejojnë zhvarrimin e Liridona Ademajt

Vëllai i Liridonës: Dyshojmë se e vranë për të përfituar para nga sigurimi jetësor
