Arbëri

Kapen nëntë persona që dyshohet se dhanë ryshfet për subvencionet në bujqësi

Kapen nëntë persona që dyshohet se dhanë ryshfet për subvencionet në bujqësi
 

Pas 11 zyrtarëve të shtetit të arrestuar të mërkurën për dyshimet për marrie ryshfeti lidhur me subvencionet në bujqësi, të enjten janë arrestuar edhe nëntë persona të tjerë, por nën dyshimin për dhënie të ryshfetit për të marrë subvencionet nga Ministria e Bujqësisë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, të dyshuarit janë qytetarë të komunave të ndryshme. Në koordinim me prokurorin e rastit, ata janë intervistuar dhe janë liruar për procedurë të rregullt.