Arbëri

​Kosova, vendi i vetëm në Ballkan që s'ka marrë asnjë dozë vaksine, fajësohet MSH-ja

​Kosova, vendi i vetëm në Ballkan që s'ka marrë asnjë dozë vaksine, fajësohet MSH-ja
 

(Kosovapress) - Kanë mbetur edhe tri ditë deri në përfundim të muajit shkurt, muaj ky i cili ishte paralajmëruar si kohë e mundshme për arritjen e dozave të para të vaksinës anti-COVID në Kosovë. Por si duket edhe ky muaj do të kalojë e Kosova do të jetë vendi i vetëm në Ballkan që nuk ka siguruar asnjë dozë vaksine.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në vazhdimësi kishte deklaruar se po angazhohen për sigurim të vaksinës anti-COVID, por ky institucion ende nuk ka ndonjë datë të saktë se kur mund të mbërrijnë vaksinat e AstraZenecas dhe Oxford-it në Kosovë. Por vonesat në negociata për vaksinën dhe mungesa e transparencës po shihen si dy faktorë që kanë ndikuar në mossigurimin e vaksinave kundër koronavirusit në Kosovë.