Arbëri

KIPRED: Shumë lajme në Serbi e Rusi vitin e kaluar kishin qëllim lëkundjen e shtetësisë së Kosovës

KIPRED: Shumë lajme në Serbi e Rusi vitin e kaluar kishin qëllim lëkundjen e shtetësisë së Kosovës
 

Instituti kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave kosovare ka publikuar raportin për fushatën dezinformuese të mediave ruse dhe serbe kundër Kosovës për vitin 2020.

Sipas njoftimit, nga monitorimi i të dhënave nga mediat e përzgjedhura serbe, nga 1 janari e deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar tregojnë se janë publikuar 4.800 lajme që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë kishin të bëjnë me Kosovën.