Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se ka kryer 577 testime në 24 orët e fundit nga të cilat kanë rezultuar me koronavirus 26 qytetarë.
Asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë, ndërsa 52 janë shëruar.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar.
Rastet e reja janë regjistruar në këto bashki: 8 në Tiranë, 6 në Fier, 5 në Gjirokastër dhe nga një rast në Kukës, Mirditë, Kavajë, Vlorë, Selenicë, Delvinë, Skrapar.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 272.689 raste pozitive, 268.411 janë shëruar, 793 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.485 pacientë.