Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët e Telekomit me letër udhëheqësve, kërkojnë shpëtimin e ndërmarrjes

Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës u ka nisur letër liderëve të vendit lidhur me kushtet dhe gjendjen në Telekom. Përmes një letre, Sindikata shkruan se kjo ndërmarrje është pranë kolapsit për shkak të zhvatjes dhe kontratave të dëmshme.

Sipas saj, arsyetimi i qeverive lidhur me këtë gjendje është se Telekomi ka mjaft para, derisa thotë se buxheti është në vështirësi të mëdha financiare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pasojat e këtyre marrëveshjeve të dëmshme, vërehen tani nga puna intenzive që bëjnë përmbaruesit ndaj Telekomit. Gjatë javës së kaluar janë bllokuar llogaritë bankare nga përmbaruesit për një borxh prej 300 mijë euro nga kompania Tera Kosova (tjetër marrëveshje e dëmshme)”, thuhet tutje në këtë letër.

Sindikalistët kanë përmendur edhe problemin e pagave duke thënë se tash e një vit, nuk po i marrin me rregull duke thënë se "muajve të fundit gjendja në kompani është përkeqësuar edhe më tepër, saqë gjysma e pagave të janarit ende nuk janë ekzekutuar".