Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka akuzuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se e ka organizuar sulmin ndaj të birit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq. Rakiqi ka shtuar se sulmi ishte realizuar përmes vetë Rashiqit dhe politikanes Rada Trajkoviq.
Siç raporton Tanjug, Rakiq ka apeluar te serbët në Kosovë që t’i besojnë Serbisë dhe Listës Serbe duke shtuar se “presioni, fabrikimet dhe gënjeshtrat do të vazhdojnë”.
Sipas tij, uniteti i serbëve “acaron armiqtë tanë më së shumti”.
Të martën i biri i Rashiqit u sulmua në Llapnasellë nga shumë persona. Tetë prej tyre u arrestuan. Liderët në Kosovë dhe ambasadorë të shumtë në vend kanë dënuar aktin.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiq akuzon Kurti për rrahjen e birit të Rashiqit, mohon përfshirjen e Listës Serbe
-
Lista Serbe akuzon opozitën në Serbi pse dënoi sulmin mbi djalin e Rashiqit
-
Kurti: Ata që ia sulmuan djalin, nuk munden ta nënshtrojnë Rashiqin
-
Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime ndaj serbëve për ta votuar Listën Serbe
-
Rashiq: Serbia po përdor metoda brutale për ndikim në zgjedhje