Arbëri

Ministria e Infrastrukturës “kampione” me zyrtarë të akuzuar për korrupsion

Prishtinë, 19 shkurt - Tre ish-sekretarët paraprakë të Ministrisë së Infrastrukturës janë të akuzuar për korrupsion. Xhelil Bekteshi, Nebih Shatri e Betim Reçica po përballen me akuza në tri raste të ndryshme. Përderisa gjykimi ndaj Bekteshit ka kohë që ka nisur, aktakuza ndaj Shatrit është ngritur para disa muajsh, e për Reçicën gjatë kësaj jave.

 

Një pjesë e madhe e zyrtarëve që kanë pozita drejtuese në Ministrinë e Infrastrukturës ose po përballen me akuza për korrupsion, ose janë nën hetime për të njëjtat dyshime. Tre sekretarët paraprakë të kësaj ministrie kanë aktakuza. Aktakuzë ka edhe menaxheri i prokurimit, ndërsa i dënuar për korrupsion është ish-shefi i prokurimit i këtij institucioni, por që është kthyer në këtë institucion me vendim të Shërbimit Mbikëqyrës Civil

Prishtinë, 19 shkurt - Tre ish-sekretarët paraprakë të Ministrisë së Infrastrukturës janë të akuzuar për korrupsion. Xhelil Bekteshi, Nebih Shatri e Betim Reçica po përballen me akuza në tri raste të ndryshme. Përderisa gjykimi ndaj Bekteshit ka kohë që ka nisur, aktakuza ndaj Shatrit është ngritur para disa muajsh, e për Reçicën gjatë kësaj jave.

Bekteshi akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar kishte tejkaluar kompetencat zyrtare dhe e kishte favorizuar një kompani në një tender në këtë ministri.