1 perditesime
21:15

Haxhiu: Dalja në zgjedhje, dëshmi se fjala referendum ishte e qëlluar

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin në rrugë për të festuar për shkak të masave anti-Covid gjithashtu edhe për shkak të temperaturave të ulëta.

Ajo ka thënë sesa i përket daljes së qytetarëve, fjala referendum ka qenë e qëlluar.

“Kam një mesazh falënderimi për qytetarët e Kosovës. Dalja e tyre në këto zgjedhje ka qenë e kënaqshme për demokracinë. Fjala referendum ka qenë e qëlluar. I ftoj qytetarët që festën e tyre ta bëjmë brenda familjeve. Është e rëndësishme që të mos tubohemi në rrugë. Arsyeja pse po e bëj këtë thirrje është se në këto momente po ndodhë një moment i rëndësishëm dhe është numërimi i votave”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se vëzhguesit duhet ta garantojnë votën e lirë të qytetarëve.

Haxhiu ka thënë se në konferencë do të dalin menjëherë pas shpalljes së rezultateve.

20:05

VV-ja u bën thirrje për vigjilencë vëzhguesve të saj

Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje për vigjilencë komisionerëve dhe vëzhguesve të saj.

Kjo thirrje ka ardhur në kohën kur pritet procesimi i mbylljes së vendvotimeve dhe ai i numërimit të fletëvotimeve.

“Të nderuar komisionerë dhe vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Pas pak fillon procesim i mbylljes së vendvotimeve dhe ai i numërimit të fletëvotimeve. Ju lutemi për vigjilencë. Ju jeni garancia e vullnetit të popullit të Kosovës dhe demokracisë. Ndaj të gjithë sytë janë drejtuar kah ju”, thuhet në njoftim.