KEDS-i kërkon që të kursehet energjia elektrike

KEDS-i kërkon që të kursehet energjia elektrike
KEDS-i ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike sot në mënyrë që të ketë furnizim të qëndrueshëm dhe funksionim normal të rrjetit.
KEDS-i përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se mbi 1300 punëtorë të terrenit janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në secilin rast që mund të paraqitet nevoja.
“Ekipet tona po përcjellin nga afër secilën qendër të votimit për tu siguruar që furnizimi me energji elektrike të jetë stabil dhe pa ndërprerje. Mbi 1300 punëtorë të terrenit janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në secilin rast që mund të paraqitet nevoja. KEDS bën apel për kursim maksimal të energjisë elektrike në mënyrë që të ketë furnizim të qëndrueshëm dhe funksionimin normal të rrjetit”, thuhet në njoftim.
KEDS: Furnizimi me energji elektrike është stabil
KEDS-i njofton se situata me furnizim me energji elektrike edhe gjatë ditës së sotme vazhdon të jetë stabile.
Përmes një statusi në Facebook KEDS-i njofton se ka në dispozicion rreth 70 gjeneratorë mobilë të cilët shfrytëzohen në rast të ndonjë të papriture në rrjet.
“KEDS ka në dispozicion rreth 70 gjeneratorë mobil, të cilët do të shfrytëzohen në rast të ndonjë të papriture në rrjet në mënyrë që mbarëvajtja e procesit të votimit të vijoj sipas planifikimeve. Krahas kësaj, KEDS ka instaluar në qendrat e votimit 1000 bateri emergjente, të cilat do të vihen në përdorim në rast nevoje. Të njëjtat pas përfundimit të votimit, do t’i lihen në shfrytëzim shkollave”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Sprapsja e Kurtit ndaj Serbisë

Mot i vranët në dy ditët e ardhshme në Kosovë

“Transparenca” e Muratit me 50 prej 36 mijë përfituesve

PDK-ja do të kërkojë në Kuvend mbështetjen financiare të kategorive të rrezikuara nga pandemia

Hajdari: Tentojmë t’i kundërvihemi ndotjes së ajrit në Prishtinë përmes mbjelljes së fidanëve

606 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Kërkohen nga 100 euro shtesë edhe për punëtorët teknikë të shkollave

Qeveria ankohet se po i rrjedhin informatat nga “kapësit e shtetit” brenda Kryeministrisë

Ish-ministrja Bajrami kritikon Kurtin: Parullat e VV-së në kundërshtim me vendimet e Qeverisë

Telkos: Komunikatë për media

Pesë të vdekur e 382 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë
