Arbëri

Në ftohtin e madh, KEDS-i apelon për kursim të rrymës

 

Edhe pse ditëve të fundit temperaturat në Kosovë janë tejet të ulëta, qytetarëve të vendit po u kërkohet të kursejnë energjinë elektrike. Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) të shtunën ka thënë se qytetarët po e shfrytëzojnë energjinë elektrike edhe për ngrohje dhe kjo ka shkaktuar mbingarkesa në rrjet duke rrezikuar furnizimin stabil.

Kjo kompani thotë se ka investuar vazhdimisht në modernizim të rrjetit dhe mirëmbajtje të tij, duke zgjeruar linjat dhe duke forcuar aktualet, por “kërkesa e tanishme e tejkalon dizajnin e rrjetit elektrik në disa lokalitete”.