Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar në total prej 21.100 euro pesë parti, për shkeljen e Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhor.
PZAP-ja, në seancën e mbajtur me datën 12 shkurt, ka shqyrtuar 9 ankesa të paraqitura nga subjektet politike dhe akterë tjerë në zgjedhje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas seancës, gjobat janë shqiptuar si në vijim: Partia Demokratike e Kosovës është dënuar me 9200 euro, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 7200 euro. Lidhja Demokratike e Kosovës është dënuar me 2000 euro, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1500 euro dhe Lista Serbe me 1200 euro.