Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

GLPS: Programet e partive kryesore, të mangëta, të paelaboruara dhe jokonkrete

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), në bazë të një analize që ua ka bërë programeve të partive kryesore që kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka vlerësuar se ato janë të mangëta, të paelaboruara mirë dhe jo konkrete.

GLPS-ja, sipas komunikatës, ka analizuar programet e VV-së, LDK-së, PDK-së dhe AAK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Programet politike janë të mangëta, të cilat nuk arrijnë të adresojnë/identifikojnë problemet kryesore të fushave përkatëse; Programet janë kryesisht të paelaboruara, dhe nuk përmbajnë asnjë të dhënë që mundëson të kuptohet motivi/arsyeja e propozimeve dhe prioriteteve të dhëna; Programet nuk ofrojnë në asnjë rast planifikim të kostos financiare të reformave dhe intervenimeve programore të identifikuara; Programet nuk përcaktojnë afate kohore konkrete për reformat apo intervenimet në politikat publike të identifikuara si prioritare; si dhe, Programet kryesisht, nëse jo në tërësi, paraqesin premtime për intervenime fasadë, të përkohshme, dhe qasje afatshkurtër, të cilat nuk adresojnë zgjidhje afatgjate për problemet kronike të fushave përkatëse”, thuhet në analizën e GLPS-së.

Sipas GLPS-së, të gjitha partitë politike, në thelb, premtojnë reforma të njëjta ose të përafërta dhe qasje të njëjtë për zgjidhjen e problemeve në vend.

“Për shkak të programeve të vobekta, të paelaboruara dhe pa sqarime të rëndësishme për realizimin e tyre, të njëjtat vlerësohen të jenë premtime ad-hoc apo ide, në dukje të parealizueshme dhe të cilat janë të mbushura me deklarata të përgjithshme. Të gjitha programet janë përsëritje e masave të premtuara në zgjedhjet e kaluara. Këto programe nuk paraqesin asnjë risi ose mënyrë konkrete për adresimin e problemeve sistematike në vend”, thuhet tutje në analizë.

GLPS-ja vlerëson se një qasje e tillë, sipas saj, është provë konkrete që partitë politike nuk i kanë të qarta prioritetet, gjë e cila do të vështirësojë qeverisjen e bazuar në prioritete.

Analiza e plotë e GLPS: Shkarko dokumentin